Vladimir Zvezhda, personi që shihet në këtë foto, u qëllua me thikë nga kunati i tij pak pas ndërrimit të viteve. Ai humbi jetën në spital, si pasojë e goditjes në qafë, që erdhi pas një konflikti të çastit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 3:45, në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.
Zvezhda dhe bashkëshortja e tij kishin shkuar për të festuar ndërrimin e viteve në banesën e 34-vjeçarit Klajdi Shundi, por pas konsumimit të alkoolit nga të dy kunetërit dhe pas disa debateve, Shundi qëlloi me thikë mbi burrin e motrës së tij.
Pas ngjarjes, autori ka qëndruar në banesë ku është arrestuar nga policia./Opinion.al