Kronikë

Foto/U vra mbrëmë në Shkodër, ky është 74-vjeçari që u ekzekutua



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:37 - 16/06/22 |
Opi Nion

Të shtënat me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme në Shkodër, i kanë marrë jetën 74-vjeçarit Lulash Qepuri.

Viktima është personi që shihni në foto, ndërsa djali i tij iu përgjigj po me breshëri plumbash autorit, por pa mundur të qëllojë atë.

Hetuesit gjetën rreth 26 gëzhoja në vendin e ngjarjes nga 3 armë të ndryshme. Autori ka qëlluar fillimisht nga një pistoletë e cila është bllokuar dhe më pas ka përdor një armë tip Skorpion. Ndërkohë djali i viktimës i është përgjigjur me një shotgun.

I moshuari mori plagë të rënda dhe pavarësisht se u dërgua në spital humbi jetën, ndërkohë djali i tij i tha Policisë se nuk ka arritur të njohë autorin, duke shtuar se familja e tij nuk ka konflikte të hapura.

Por 74-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Rezultonte se në vitin 2011, i moshuari ishte arrestuar për “Armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake”, të gjetura në të njëjtin lokal ku edhe u qëllua mbrëmë.

Ende deri në këto momente janë të paqarta motivet e vrasjes së 74-vjeçarit, por nja nga pistat që dyshon policia është se i moshuari mund të kishte konflikte të hapura me persona të tjerë pasi jepte para me fajde.

Pas