Një parashutë u ul sot në mes të plazhit të Drymades duke tërhequr vëmendjen e pushuesve, që krejt papritur e panë t’u fluturonte mbi kokë.
Por parashutisti me sa duket ka gabuar në llogaritjen e distancës apo drejtimit, pasi sic duket edhe në këto foto , gjatë uljes ai ka ngecur në një rrjetë volejbolli pranë plazhit.
Parashutisti po mundohet të largojë nga rrjeta parashutën e tij.