Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ U pushkatua se kërkoi të arratiset, motra tregon historinë e dhimbshme të vëllait pa varr: Nëna e gjeti të ngrirë në mal, vite më pas

2018/02/03 at 3:39 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 6 min
A A
Foto/ U pushkatua se kërkoi të arratiset, motra tregon historinë e dhimbshme të vëllait pa varr: Nëna e gjeti të ngrirë në mal, vite më pas

Një histori dhimbjeje është ndarë sot në rrjetet sociale nga Jeni Zari, motra e Ilir Zarit piktor i ish-Kinostudios, i pushkatuar ne kufi nga regjimi komunist, pak muaj përpara se ky regjim të shembej. Në kërkim të një jete të re, pa diktaturë Ilir Zari tentoi të arratisej, por ra në duart e ushtarëve, të cilët nuk ja kursyen pushkatimin. Pa gjyq, sikurse shkruan e motra dhe pa varr.
Maleve, për vite të tëra nëna do të kërkonte me ngulmim trupin e të birit. E gjeti të ngrirë, me fytyrën e paprishur .


 

Postimi i Jeni Zari ne FB 
……..ne kujtim te vellait tone te shtrenjte <3
…si sot 28 vite me pare pushoi zemra e tim vellai, i vrare barbarisht nga ushtaret “vigjelent te sistemit Komunist” .
shikoni hetuesit me duar ne xhepa (foto si me poshte), gjate perpilimit te dokumentacionit qe duhej derguar Ministrise se Mbrojtjes ne Tirane, per punen e lavderueshme e te devotshme te njesitit kufitar si edhe te repartit ushtarak te kesaj Poste kufitare, qe sigurisht do merrnin shperblimin e duhur (1 jave leje per te shkuar ne shtepi te pushonin) nga shteti per punen e nderuar te tyre “vigjilente” per ta mbrojtur nga “ARMIQTE”,
“Atdheun e tyre te dashur”.
Trupi i tim vellai eshte lene gjithe naten e deri te nesermen ne vendin e ngjarjes deri sa te vinin “expertet” te shtjellonin kete ndodhi ne maje te malit pra vrasja eshte bere ne oren 12te te nates te dt. 2-duke hyre 3 shkurti i vitit 90te.
Historia e tim vellai, ende nuk eshte gjykuar as me gjygj e as nuk ju dha familjes trupi i tij, por u hodh ne nje grope provizore te malit dhe nuk i dihej as nami e as nishani me vone, pra nuk u tha familjes qe e kemi vrare.
Ne ishim familja e pare ne Tirane qe provuam shkopin e gomes ne koke dhe kamzhikun nga sigurimi i shtetit, e dita sot asnjeri nuk e njeh kete histori , por u mbyll me dosjen e famshme “TOP SEKRET” ngaqe e kishin zhdukur tim vella pa lene gjurme … im vella i pari qe pati e mori guximin te cante kufirin, pra shkendia e pare e DEMOKRACISE qe mesa duket e paska ndjere qe ketij sistemi duhej ti vinte fundi…..por fatkeqesisht askund neper media nuk njihet emri i TIJ si djale guximtar e Fisnik, nje nga Martiret e pare te kryeqytetit.
Nene gjora dhe ne e gjithe familja perjetuam ngjarje nga me MAKABER qe mund te mendohet…..se si dhe cfare ka ndodhur me pas (une dhe ime moter ishim larguar nga vendi), im ate dhe mamaja mesa duket kane gjetur ngushellim ne ditaret e tyre duke shkruar cdo dite se si kane perjetuar dhe kane rjedhur ngjarjet e mepasshme dhe torturat qe ka hequr deri sa ka gjetur te birin dhe e ka cvarrosur me duart e saja duke mos lene pas edhe ndihmen e mbeshtetjen e njerezve te ngushte te familjes se saj dhe te babait tone.
(ditaret me jane dhene mua nga mamaja vjet, si amanet qe nje dite te dale historia e djalit dhe shkrimet e saja e te tim eti edhe Titullin e kane vene te cilin nuk po e bej te njohur tani deri sa te vije dita e botimit)…premtimin e dhene me duhet ta mbaj se eshte AMANETI qe nuk e tret as dheu!
Nena jone me lot e me oiiiiiiiiiiii te qarat e saja neper malet me debore dite e net duke kerkuar te birin dhe rrenkimet me dite, muaj dhe vite e bene gjysem njeriu…….sigurimin e kishim te pranishem NON STOP ne shtepi, duke plackitur e kontrolluar te gjithe garderoben e tim vellai e tonen si vajza e deri tek djegja e te gjitha pikturave te tija e penelave e bojerave e kornizat libra me dhjetra etj etj qe perfunduan para pallatit ne zjarr te madh e komshinjte pas perdeve shikonin me lot ne sy pa ditur ende cpo ndodh me njerezit dhe komshinjte per te cilet kishin nje respekt te vecante.
Im ate burre zoteri qe kish respekt nje Tirane e tere, u thinj brenda nates e nuk e njihnim te nesermen nese ish ai apo ndonje burre tjeter ne shtepi.Nuk e ngriti me koken e te buzeqeshte deri sa u nda nga kjo jete. Nuk i hynte asgje ne sy vetem kujtonte djalin e tij te mire e te dashur qe kish vetem nje ender …….
te shikonte muzeumet e botes e te takonte Da Vincin Rembrandtin, Gojen, Cezanne, Vermmer, Monet, Renoir …..e lista vazhdon pa fund :'( :'( :'(
Endera e nje artisti e nje poligloti e nje nxenesi qe ne shkollen fillore e deri me tej nuk njihte nota te tjera vetem 10te me yll e me fleta lavderimi, djale qe vetem buzeqeshte qe ndihmonte cdo te moshuar qe shikonte rruges apo qe i dilte para syve, cdo femije te vogel te rreckosur qe shikonte neper rruget e Tiranes atje ku punonte ne Kinostudio Shqiperia e Re e qe priste radhen sa ti hapej vendi i punes qe i ish premtuar si piktor……kjo ender nuk ju realizua :'( megjithese talenti i tij ishte i pertejshem, dhe ja nje dite pa pritur e pa kujtuar i riu inteligjent humbi durimin dhe mori malet , atje ku endera e tij u bashkua me qiellin ne parajsen e perjetshme, e ne dita sot shohim qiellin e flasim me yjet, se:
– njeri nga ato eshte DJALI IM – thote mamaja jone .
E GJORA NENE te GJORET ne te gjithe si familje PSE E PATEM KETE FAT, pse humben njeriun me te mire te familjes, pse ja shuajten endrat ketij te riu qe vec artin e librat kish pasuri edhe ato ja dogjen e nuk na lane asnje kujtim te TIJ?!!!
KJO ESHTE DHURATA QE NA DHA SISTEMI YNE I MADHERISHEM e qe do ta marrim edhe ne boten e pertejme si kujtim, eshte skalitur ne cdo kocke te trupit tone deri ne perjetesi dhimbja :'(……mjere kujt i ka rene per pjese ta provoje mbi kurriz :'(
Ne ate kohe te vrisnin po te mos kerceje vallen e tyre (te sistemit) sot te buzeqeshin para syve bejne premtime qesharake dhe POPULLI PERSERI JU JEP VOTEN,
pra VETE NE ZGJEDHIM FATIN TONE.
.P A R A D O K S……sa qesharake !!!!

 

 

..im vella shtrire ne male , ketu perfundoi dhe ENDERA E TIJ ….mamase sone ju desh vite te tera deri sa e gjeti te birin ne gropat e ketij mali ….ja cdo te thote NENE ….:'( HEROINE , te gjithe i thonin nuk e dime se gjejme dot trupin se s’dime , s’ka shenje gjekundi eshte gjithe ky mal ,…ndersa NENA E MAGJISHME me forca magjike te cuditshme e drejtonte ZOTI ne vendin e duhur …E NDJEJ THOSH IME MAMA E NDJEJ QE JA DIKU KETU JANE KOCKAT E DJALIT …dhe e gjeti djalin me fytyre te pa prishur qe u bind qe ish femija e saja , ZOTI E KISH NGRIRE NE MAL dhe i pa prishur …tregon NENA JONE E GJORE …..Zot sa lutem qe te ndihmosh nenen time se ka vuajtur shume, neve vajzave na dha mundesine te jetonim jeten qe im vella enderonte e vete mamaja u perball me keto veshtiresi e vuajtje shpirterore …. prandaj qaj une per kete nene se ja di hallet dhimbjet por edhe vlerat e saja ,…per mua ajo duhet te ish NENE NDERI E TIRANES aq shume ka bere edhe per njerezine qe i ndihmonte pa kursyer….jepi jete e shendet o ZOT …amen !!!
——————————————————————-
ZGJOHU SHQIPERI !!!!
I bej thirrje te gjithe familjeve e nenave te shume vuajtura te viktimave ( lista e te vrareve si me poshte) tu kerkojne qeverise ne fuqi, per te cilen kane votuar t’u kthehet nderi dhe respekti qe meritojne MARTIRET te vrare ne kufi si dhe te mbeshtesin keto familje qe e vuajten mbi kurriz kete akt cnjerezor qe ju la ish sistemi Komunist. Ata nuk vrane vetem nje individ por thyen zemera NENE e mijera zemra te kesaj shoqerie.
Emrat e tyre te shoqeruara me dokumente perkatese si edhe foto duhet te jene ne MUZEUM te vecante , per brezat qe do vijne , te mesojne pasojat e sistemit dhe ne cfare fazash ka kaluar ky i mjere POPULL qe mbijeton me zemer te thyer edhe dita sot.
Kur kerkohet nga vendet e huaja t’u kthehet demshperblimi familjareve apo vendit, te njihet hapur ceshtja kjo apo ajo padrejtesi apo akt genocid qe i eshte bere ketij Populli, pse nuk filloni nga vetja, te dashur POLITIKANE te Vendit tone???!!!
Ju lutem mendoni pak me thelle,
Llogjikoni, analizoni e aresyetoni drejte e me maturi, filloni ju lutem te ndergjegjesoheni, pra duke pare nga VATRA JUAJ nga njerezit Tuaj nga ligjet Tuaja, si silleni me problemet e njerezve brenda KONAKUT tuaj.
NENAT TONA jane lodhur me mendimin qe i eshte krijuar ne dekada :
– MOS BENI SI BEJ UNE, POR BENI SI THEM UNE – !!
edhe sa kohe duhet te BEJNE nenat tona dhe i gjithe ky komb
si THONI JU……..deri kur dhe sa gjate, eshte PYETJA ????!!
———————————————————-
shpresoj te postohet kjo leter e hapur e imja ne organet perkatese apo tek institucionet qe jane te ligjshme per te pare dhe marre parasysh hallet e ketij populli….Media e ka fjalen, ju lutem !
Ju faleminderit
Jeni Zari 3. Shkurt 2018

 

 

Etiketa: arratisjeilir zarijeni zarikomunizemmalpushkatimvrasje


Ju sugjerojmë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh
Aktualitet

Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

27 Qershor, 2025 4:07 pm
Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile
Aktualitet

Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile

27 Qershor, 2025 3:53 pm
Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit
Aktualitet

Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit

27 Qershor, 2025 3:25 pm
Mbytet një person në plazhin e Tales
Aktualitet

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

27 Qershor, 2025 2:51 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

27 Qershor, 2025 2:35 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

I shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohet 64 vjeçarja. Niset drejt Traumës

27 Qershor, 2025 2:05 pm
Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari
Aktualitet

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

27 Qershor, 2025 1:47 pm
Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
Aktualitet

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

27 Qershor, 2025 1:36 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!

27 Qershor, 2025 1:25 pm
Para
Rrëfehet Kastro Zizo, ja çmenduritë më të mëdha që ka bërë/ Seks në avion dhe cigare me bar në televizion

Kastro Zizo: Si i gënjeva njerëzit se do fejohesha

Pse femrat janë më tërheqëse për meshkujt gjatë ciklit menstrual?

Pse ndihesh e trishtuar pas seksit? Ka vetëm një arsye

Avokati: 20 policë në shtëpinë e ish-drejtorit të rrugëve, tmerruan vajzat e vogla

Avokati: 20 policë në shtëpinë e ish-drejtorit të rrugëve, tmerruan vajzat e vogla
















TE FUNDIT

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com