Çifti i bashkëshortëve Durim dhe Suada Hadri u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren gjatë ditës së djeshme.
Ata kishin vetëm 2 ditë që ishin kthyer nga Suedia për pushime.
Sipas policisë së Kosovës dyshohet se ata janë vrarë me armë zjarri, pasi u gjet një armë në vendin e ngjarjes dhe është konfiskuar.
Hetimet e policisë po vijojnë, ndërkohë që mbetet ende i paqartë motivi i ngjarjes. Në foton e mëposhtme tregohet se cilë janë bashkëshortët e ekzekutuar./Opinion.al/