Në skenë ajo na ka mësuar ta shohim me make up dhe buzë të kuqe. Në jetën e përditshme duket se këngëtarja zgjedh të shëtisë pa make up dhe me veshje shumë të thjeshtë.
Ajo është fotografuar nga paparacët në Toronto teksa po shëtiste me djalin dhe qenin e saj në një park zoologjik. Këngëtarja 28 vjeçare ka zgjedhur të veshë një bluzë të zezë, xhins dhe All Star. Gjatë shëtitjes është vënë re edhe shoqërimi i truprojës. Djali i saj Angelo duhet të ketë kaluar një kohë shumë të mirë.