Bota

Foto/ Trupi i goditur me plumba brenda makinës, vritet nipi i El Chapos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 11/07/20 |
Opi Nion

Nipi i El Chapos 45-vjeçari Enrique Guzmán është vrarë brenda makinës së tij në Sinaloa, ndërkohë që pritet tashmë një hakmarrje e mundshme nga anëtarët e kartelit, pasi trupi u tij u gjet brenda makinës “Toyota Corolla”  me shenjat e plumbave në të.

Hetuesit thanë se 45-vjeçari kishte disa plagë me armë në trup. Anëtarët e familjes e identifikuan trupin para se ai  të dërgohej te ekspertët e mjekësisë ligjore.

Autoritetet e Sinaloa nuk kanë bërë arrestime dhe as nuk kanë dhënë ndonjë motiv për vrasjen e Guzmán, i cili vjen pak ditë pas të një sulmi në fund të qershorit në Sonora nga një bandë e lidhur me djemtë e El Chapo i cili vrau të paktën 10 individë të lidhur me një grup që punonte për Rafael Caro Quintero, famëkeqi i drogës.

 

Që në momentet e para kur u mësua për ngjarjen persona të armatosur e të maskuar rrethuan rrugët kryesore në Culiacan, për të kontrolluar mjetet. Viktima ishte vëllai i Juan Guzman Rocha, i njohur në zonë si “El Juanon”, i cili ishte konsideruar nga federalët si një  nga njerëzit kryesorë të El Chapos. Por gjatë gjyqit të El Chapos në vitin 2019, një kamariere kishte thënë se El Juanon ishte ekzekutuar më urdhër të vetë El Chapos, për tradhëti ndaj kartelit./Opinion.al

 

Pas