Një rast shumë i çuditshëm ka ndodhur para pak minutash në Kamëz, konkretisht në zonën e quajtur “Valiasi i Ri”. Rruga e shtruar me asfalt është çarë dhe ka përthithur brenda makinën.
Nuk dihen arsyet dhe raportuesit nuk japin shumë detaje në lidhje me ngjarjen. Por, paraprakisht mendohet se rruga të jetë çarë në këtë mënyrë, si pasojë e motit me reshje të vazhdueshme gjatës natës së djeshme. Vlen për tu përmendur se fillimisht banorët janë trembur shumë, kur panë tokën të çahej.