Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi akuzohen për “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Vlase Tanaskoski , 35 vjeç banues në Strugë Maqedoni Aleksandër Trajkoski, 38 vjeç, banues në Strugë Maqedoni.
Në aksin rrugor LibrazhdPrrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
101.20 gramë, lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokainë.
6 telefona
10 karta SIM
Një sasi dinarësh Maqedonas Automjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC