Incidentet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Elbasan Arena kanë shënuar për sportin në Shqipëri një rikthim në kohën kur tifozët përlesheshin me policinë dh kundërshtarët.
Fatmirësisht, nga raportimet e mëvonshme u bë e ditur se asnjë prej tifozëve nuk ishte në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë, forcat blu janë zbatuar me përpikëri planin e masave, ndërsa për “guerilasit” policia ka kaluar kompetencat e saj duke ushtruar dhunë të paprecedent mbi ta. Tifo grupi i Partizanit ka reaguar përmes një statusi në faqen e tyre në facebook, ku ndër të tjera sqarojnë së në ditët në vijim do të përgatisin një relacion më materiale filmike.