Nëse deri më sot bota nënujore në filmin Sirena e Vogël mund të ishte konsideruar një imagjinatë, është koha të themi se shtëpitë nën ujë do të jenë pjesë e realitetit.
Arkitekti belg Vincent Callebaut ka treguar planet e tij ambicioze për ndërtimin e një serie fshatrash ekologjikë që do të mund të mbajnë deri në 20,000 banorë.
Projekti i tij nënujor parashikon oqeangërvishtës në formë spirale, të cilët nisin nën ujë dhe vazhdojnë mbi sipërfaqen e tij.
Ky kompleks do të përmbajë zyra, hotele, fusha sporti dhe ferma me 250 kate duke arritur një thellësi deri në metër 1000 .