Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Të panjohurat e Miss Albania ‘91, Valbona Selimllari as nuk ishte regjistruar

2017/03/13 at 10:52 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Të panjohurat e Miss Albania ‘91, Valbona Selimllari as nuk ishte regjistruar

Në programin Fol me Mua, Fol me Ata, të Enkel Demit, në TVSH, mbrëmjen e së premtes u fol për organizimin e Miss-it të parë shqiptar.


Të ftuar në studio ishin prezantuesi i Miss Albania-s 1991, Blendi Gonxhe dhe skenaristi Engjëll Ndocaj, i cili bashkë me regjisoren Vera Grabocka është marrë me të gjithë organizimin e këtij spektakli që ishte një revolucion i vërtetë për kohën. Vështirësitë kanë qenë të shumta, mentaliteti i përgjithshëm nuk i favorizonte, financat dhe mundësitë edhe më pak, megjithatë si Ndocaj dhe Grabocka ishin të vendosur për ta realizuar këtë spektakël. “Na jepnin kurajë vetë vajzat, të cilat vërshuan për të marrë pjesë. Dëshira dhe pjesëmarrja e tyre ishte në kundërshtim me realitetin”, ka thënë Ndocaj në studion e Enkel Demit.

Dhe kështu ky grup vazhdoi me seriozitet maksimal, projektin për të organizuar konkursin e parë të bukurisë në Shqipëri.

2ccd93f9d3b2d1a1307592aeefba6627

“Ne ishim një komision që përzgjidhte vajzat. Në spektakël morën pjesë 24, por erdhën 50 apo dhe më shumë fillimisht. Pavarësisht mungesave, ne po e bënim gjithçka në mënyrë shkencore. Një bashkëpunëtorja jonë, femër sigurisht, u merrte përmasat trupore me një metër rrobaqepësie. Kishim marrë edhe një peshore të vogël në Ambulancë. E morëm nja 3 herë atë peshore, sa herë kishim faza përzgjedhëse, sepse nuk kishim ku gjenim tjetër. Ndërsa vajzat sfilonin para komisionit me rrobat e tyre të banjës. Ato nuk e kishin problem. Më kujtohet që në seancën e fundit përzgjedhëse, kishin ardhur pesë vajza. Katër të parat dhanë emrin dhe sfiluan. Ndërkohë ne pamë edhe vajzën e pestë, që ishte shumë simpatike. Dhe i thamë “po ti pse nuk e jep emrin?”. “Po unë kam ardhur të shoqëroj shoqen time, Aidën”, tha ajo. “Po pse nuk merr pjesë dhe ti? Ti je shumë e bukur”, këmbëngulën ne. Ajo ishte e drojtur. U përtyp dhe u përtyp, pastaj tha “Po, unë nuk kam rroba banje.” “Po mirë merrja shoqes dhe dil”, këmbëngulëm ne. Dhe ajo ia mori shoqes, doli, ishte shumë e bukur dhe ne kërkuam ta regjistronim. Ajo na e dha emrin. Ishte Valbona Selimllari”.

Një histori me të vërtetë shumë e bukur! Dhe meqë po flasim për sfilata me rroba banje, edhe në spektakël, vajzat kanë qenë të veshura me rrobat e tyre të banjës. Engjëll Ndocaj ka treguar edhe historinë e gjetjes së veshjeve.

valbona-780x439

“Kishim menduar gjashtë sfilata. E para do ishte me ato që i quanim fustane mbrëmjeje. Këto ua kërkuam që vajzat t’i sillnin vetë. Tjetra ishte me kostume popullore. Ato na I siguroi një zonjë që ishte shumë e apasionuar pas veshjeve popullore dhe kishte hapur në atë kohë një dyqan te Rruga e Durrësit. I solli të gjitha, vetë, pa asnjë pagesë, në atë kohë kur fjala “publicitet” as nuk ekzistonte. Për rrobat e banjës kishim porositur dikë që do na I sillte nga jashtë. Ai kishte marrë përmasat e të gjitha vajzave dhe i prisnim një ditë para spektaklit në provat gjenerale. Por ato që solli ai ishin kostume gjimnastike. Nuk e kam parë asnjëherë Verën aq keq. Ishim vetëm një ditë para spektaklit. Më pas, Vera porositi çdo vajzë që të sillte nga tre palë rroba banje të nesërmen, në provën e fundit dhe ajo zgjodhi një palë. Vajzat u veshën, me rrobat e tyre të banjës në spektakël, të zgjedhura nga Vera, por të sjella nga ato vetë”.

Gjithë këto pengesa, përfshirë edhe bisedimet e gjata për të marrë skenën dhe sallën e Pallatit të Kongreseve, shpjegojnë pse spektakli që nisi të organizohej në gusht të vitit 1991, u bë gati për transmetim në 31 janar 1992. Këtë detaj shumë e kanë harruar. Miss Albania 1991 është transmetuar në vitin 1992.

2-24

Ishin vite të vështira, por edhe pse shumë thoshin që nuk ishin vite për spektakle bukurie, ky staf dhe ato vajza treguan që ishin. Aq më tepër, që Miss Albania, Valbona Selimllari mbetet një nga femrat më të bukura të Shqipërisë, ndërsa Valbona Çoba e renditur e dyta në Miss Albania 91, u bë më pas një modele e njohur edhe jashtë Shqipërisë./class

Etiketa: 1991Miss Albaniavalbona selimllariVera Grabocka


Ju sugjerojmë

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
InstaBIZ

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

26 Dhjetor, 2025 11:44 am
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
InstaBIZ

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

25 Dhjetor, 2025 5:22 pm
Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…
InstaBIZ

Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…

15 Dhjetor, 2025 8:41 am
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Para
Procedura/ Si merret hipoteka për pallatet që kanë shkelur lejet e ndërtimit

Nëse ministrat lënë mandatet ja kush hyn në parlament

Manovra e KQZ/ Asgjë nuk e pengon Armando Prengën të jetë sërish në poste

Mandati/ Shtyhet seanca për Prengën në Gj.Lartë

Ed Sheeran tashmë edhe aktor, do luajë në serialin “Game of Thrones”

Ed Sheeran tashmë edhe aktor, do luajë në serialin “Game of Thrones”
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com