Ajo është një nga aktoret më seksi të Hollywood-it dhe diçka të tillë e dëshmon me çdo dalje të saj.
Por këtë herë ndërkohë që ishte e ftuar në ‘Comic-Con’ vëmendjen nuk e ka marrë marrë Scarlett Johansson, por unaza e saj e fejesës.
Unaza është në ngjyrë kafe të çelët, 11 karat dhe sipas një eksperti që foli për ‘Page Six’ ajo kushton $400,000. Sipas ‘Page Six’ mendohet të jetë punuar nga nipi i ‘Givenchy’, Taffin James de Givenchy.
Aktorja dhe partneri i saj kanë nisur lidhjen që në vitin 2017, por e konfirmuan vetëm në eventin “Emmy Awards” dhe aktualisht janë duke planifikuar dasmën e tyre.
Ata janë përpjekur ta mbajnë historinë e tyre të dashurisë larg vëmendjes mediatike./Opinion.al/