Ndonëse kanë vetëm pak muaj që janë bashkë gjërat mes këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe Anwar Hadid, po avancojnë çdo ditë e më shumë.
Dua po shihet shumë me familjen e Anwar dhe duket se shumicën e kohës e kalon me ta. Gjatë ditës së djeshme Dua ka qenë së bashku me motrat dhe nënën e Anwar duke bërë shëtitje me kuaj.
Ka qenë nëna e tij, Yolanda e cila ka publikuar një foto dhe krahas saj ka shkruar: “Koha për familjen”.
Më pas kjo foto është hedhur edhe nga Dua, e cila tashmë ndihet pjesë e familjes. Ndërkohë Anwar gjatë muajit gusht vizitoi Kosovën në kohën e “Sunny Hill Festival”./Opinion.al/