Bota

Foto/Sulmohet parlamenti i Irakut,125 të lënduar nga përplasjet me forcat e sigurisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 30/07/22 |
Opi Nion

Përleshje janë regjistruar të shtunën në Bagdad pasi protestuesit që u mblodhën kundër emërimit të një kryeministri të ri arritën të shkelin Zonën e Gjelbër të fortifikuar të kryeqytetit irakian për herë të dytë këtë javë.

Turmat e demonstruesve të zemëruar besnikë të klerikut Muqtada al-Sadr kanë hyrë në zonën e sigurt ku ndodhen ndërtesat qeveritare, pavarësisht se forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë ato.

Protestuesit më pas sulmuan parlamentin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Irakut (INA). Videot që qarkullonin në mediat sociale tregonin njerëz që tundnin flamurin irakian duke kaluar para sigurisë nëpër dyert e parlamentit.

Të paktën 125 persona janë plagosur, duke përfshirë 100 civilë dhe 25 ushtarakë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) e përshkroi përshkallëzimin e fundit të tensioneve si “thellësisht shqetësues”.

“Të gjithë aktorët të inkurajohen të de-përshkallëzojnë në interes të të gjithë irakianëve situatën,” tha UNAMI në një postim në Tëitter.

Kryeministri në largim Mustafa Al-Kadhimi, i cili aktualisht është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka bërë thirrje për paqe dhe për demonstruesit “të mos e përshkallëzojnë situatën”.

Në një deklaratë të shtunën, ai u kërkoi protestuesve të respektojnë urdhrat e forcave të sigurisë dhe theksoi se forcat e sigurisë “kanë detyrë të mbrojnë institucionet zyrtare ndërsa theksoi nevojën për të marrë të gjitha masat ligjore për të ruajtur rendin.”

Protestat filluan pasi Mohammed Shiya al-Sudani, nga Korniza e Koordinimit, aleanca më e madhe shiite në parlamentin irakian, u emërua zyrtarisht për të udhëhequr vendin të hënën.

Pas