Te Fundit

Foto/Sula “kokë më kokë” me Ramën në Kuvend, shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 24/11/22 |
Opi Nion

Vijon seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet për projektin për Portin e ri të Durrësit, i cili prej ditësh ka qenë objekt debatesh mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama, pasi ka mbaruar fjalën në lidhje me këtë çështje, u kthye në vendin e tij.

Por menjëherë më pas sikurse duket në fotot e mëposhtme, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu afrua kreut të qeverisë me një letër në dorë. Në këtë moment është afruar Garda, por Rama e ka larguar dhe ka preferuar të vijojë diskutimet me të.

I gjithë diskutimi përfundoi me një shtrëngim duarsh mes dy politikanëve.

 

 

 

Pas