Aktualitet

FOTO/ S’u përfshi në lista, Bushati në takimin e PS pas fitores


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 10/05/21 |
Opi Nion

Kreu i qeverisë këtë të hënë ka zhvilluar takimin e parë me deputetët aktualë dhe të rinjtë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit. Mes deputetëve të PS është vënë re edhe prania e Ditmir Bushati, të cilit i mbaron mandati në shtator, kohë kur marrin mandatin deputetët e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Bushati nuk u përfshi nga kreu i qeverisë Edi Rama në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit pasi Rama tha se ai nuk kishte punuar në terren. Ai deklaroi se Bushati kishte zbritur nga treni. “Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është në cilin stacion treni ndaloni”.

Rama theksoi se PS është e vetmja forcë politike që ndryshon edhe kur fiton, duke shtuar se fitoret në politikë janë fillim i ri i një përpjekje më të madhe.

“Ju shpreh mirënjohjen për besimin e palëkundur dhe mbështetjen pa rezervë që dhatë për të realizuar së bashku këtë objektiv historik. Mos ta harrojmë se fitoret në politikë janë fillim i ri i një përpjekje edhe më të madhe. Ne kemi fituar tre herë radhazi pasi jemi forca më e besueshme e çdo ndryshimi. Çdo ndryshim i mëtejshëm ka vetëm një zgjedhje PS. Qysh një lindje e kësaj force politike kemi betimin e një shtyse të vetëndryshimit në ADN. Jemi e vetmja forcë politike që ndryshon edhe kur fiton. Kjo është sfida e vazhdueshme”, tha Rama.

Në takim ishte edhe Mimi Kodheli dhe emra të tjerë të PS që nuk arritën të thyejnë herësin për të ardhur në Kuvend, pasi ishin renditur në pozicion të pasigurt./Opinion.al

Pas