Borë dhe shqotë ka rënë në shumë pjesë të Britanisë të Madhe – temperaturat assesi nuk po arrijnë një numër dyshifror, teksa mundësia e një maji pranveror duket shumë larg.
Është pothuajse maj, por parashikuesit e motit paralajmërojnë se të ftohtët dhe bora e shqota do të vazhdojnë gjatë shumicës së javës, në shumë pjesë të vendit, shkruan Daily Mail.
Priten stuhi, vetëtima e reshje shqote, ndërsa disa pjesë veriore tashmë po përjetojnë edhe reshje të mëdha bore, sidomos Skocia./ Gazeta Express