Reperi i njohur Stresi duket se i ka lënë pas të gjitha problemet që ka pasur me ligjin kohët e fundit dhe është fokusuar në punën e tij të re. Emri i tij është përmendur shumë nëpër media kjo padyshim për faktin se ai ka publikuar shpesh në rreje sociale armë.
Megjithatë, së fundmi ai ka paralajmëruar se do t’i rikthehet muzikës, dhe se këtë të premte publikon projektin e tij më të ri “E boj temen”.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ,gjersa në mbishkrimin e fotos ka treguar për këngën e re.
‘Të premten premierë ‘ E boj temen’, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.