Sot në orën 20:00 në Tv Klan do të transmetohet episodi i radhës së programit “Lufta e Nuseve”. Njëra nga nuset konkurrente do të shfaqet sot është edhe aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj.
Rudina ka krijuar një galeri personazhesh përgjatë viteve në spektaklet e humorit në Shqipëri. Por, ajo që qëlloi në shenjë qysh në përpjekjen e saj të parë ishte atë kohë Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Organizatorët e programit “Lufta e Nuseve” kanë treguar se aktores në fjalë i është bërë një surprizë e këndshme në ditës më të rëndësishme të saj. Zonja Topalli ka mirëpritur idenë e organizatorëve për të qenë e pranishme në një mënyrë mjaft të këndshme duke ia bërë këtë ditë të paharrueshme.
Për më tepër ndiqni sot “Lufta e Nuseve”.