Është publikuar raporti i ekspertizës paraprake të fëmijës 3-vjeç, që humbi jetën pas një ndërhyrje te dentisti në një klinikë private në Tiranë.
Në dokumentetin e siguruar nga “Euronews Albania”, shihet vërtetimi mjekësor i shkakut të vdekjes, që thotë “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më pare”.
Kujtojmë se vogëlushi, Brian Spahiu, humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në një klinikë në Rrugën e Kavajës.
Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.