Kryetari i Bashkisë së Beratit ka bërë një gafë e cila mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Disa ditë më parë Petrit Sinaj i LSI-së, ka mbledhur në një takim elektoral disa punonjëse të Bashkisë, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike.
Këtë takim ai e ka bërë publik edhe në profilin e tij në “Facebook”. Kohët e fundit fushata në institucione shtetërore, apo përdorimi dhe detyrimi i punonjësve të këtyre institucioneve të jenë pjesë e fushatës dënohet me ligj.