A e mendon kryetari i Bashkisë që banorët e këtij qyteti kanë nevojë të lëvizin, të mbarojnë punët e tyre, të marrin fëmijët nga shkolla? Sigurisht që dhuna ndaj grave është fenomen që duhet luftuar, por a e mendon Erion Veliaj që të bllokosh mijra qytetarë në aktivitetin e tyre të përditshëm është po ashtu një akt i dhunshëm? A ka mundësi që kjo të ndodhë në një qytet normal të Europës? Sigurisht që jo. Sigurisht që as mungesa disa ditore e ujit nuk është e zakonshme në asnjë vend të Europës. Por duket se asnjë nuk bën më shumë përshtypje se sa show që Erion Veliaj dhe të tjer duan të bëjnë në ekranet mediatike. Kjo është çka vlen perballë dhunimit që i bëjnë qytetarëve me bllokimin pa arsye të segmentit jetik të lëvizjes, bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.