Prej disa ditësh në kullotat në lartësitë e Malit të Gjerë kanë qenë aktive disa vatra zjarri, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës dhe rrethinave.
Orët e para të ditës së premte zjarrfikës, efektiva të ushtrisë dhe vullnetarë kanë ecur rreth 4 orë me këmbë për të nisur operacionin për shuarjen e tyre.
Vatra më problematike e zjarrit ka hyrë nga territori i Bashkise Delvine dhe po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës.
Ndërkohë zjarrfikësit dhe ushtria janë në “luftë” me flakët për vendosjen e situatës nën kontroll.