Shenja që linte në tokë këpuca e prodhuar ka detyruar kompaninë amerikanë të tërheqë nga tregu të gjithë prodhimin.
E gjithë kjo nisi nga një postim në rrjetin social Reddit ku këpuca linte në tokë një shenjë që ngjante si simboli nazist. Kjo u pasua me kritika të forta në rrjet.
Fotografitë e publikuara dhe kritikat e marra bënë që kompania e këpucëve, “Conal International Trading”, të kërkojë ndjesë dhe t’i tërheqë nga tregu këpucët e realizuara në Kinë.
“Nuk do i shesim më këto këpucë. Nuk kemi krijuar asnjëherë një model për të promovuar urrejtjen”, thuhej në deklaratën e kompanisë.