Sistemi TIMS i Policisë Shqiptare është i bllokuar për shkak të një sulmi kibernetik nga Irani që nisi mbrëmjen e së premtes. Ishte vetë Kryeministri Edi Rama që njoftoi më herët lajmin.
Ndërkohë kjo foto tregon imazhin që i shfaqet Policisë te sistemi TIMS, pasi u hackerua dje.
Në mesazhin që hakerat iranianë kanë lënë, shkruhet: “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës. Dhe kjo lojë do të vazhdojë”.
Rama tha se aktualisht ekspertët shqiptarë në bashkëpunim me partnerët po punojnë për ta rikthyer sistemin TIMS në funksionalitet.