Dy ndarje në harkun kohor të një muaji, duket se nuk kanë ndikuar pozitivisht në shëndetin e këngëtares Miley Cyrus.
Në fotot e fundit të publikuara prej saj, këngëtarja shfaqet më e dobësuar se asnjëherë. Fansat e saj e kanë vënë në dukje diçka të tillë, menjëherë pas publikimit të këtyre fotove, ku këngëtarja nuk u është dukur në gjendje të mirë shëdetësore.
Miley i dha fund martesës së saj disa mujore me aktorin Liam Hemsworth dhe më pas u lidh me Kaitlynn Carter. Edhe kjo lidhje nuk zgjati më shumë se një muaj, pasi këngëtarja dëshiron të kalojë kohë vetëm ndërkohë që është e fokusuar në karrierën e saj./Opinion.al/