Shkenca e robotikës vazhdon të progresojë drejt modeleve më të fundit të robotikës.
Tashmë është prezantuar një qen robotik, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur “Chip”.
Qeni robot është i aftë për të mësuar porositë e të zotit dhe të ndjekë lojërat që ai nxit.
Chip-i është prezantuar në Spektaklin e Elektronikës së Konsumit, i mbajtur në Las Vegas.
Ky është një ndër evenimentet më të mëdha të teknologjisë dhe zgjat deri në 9 Janar.