Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në një banesë në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet. Sipas informacione paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në një banesë në kat të dytë.
Tritoli ishte vendosur në derën e jashtë të apartamentit. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë rast.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ Opinion.al