Aktualitet

FOTO/ “Shkumbini po sjell rrezik”, Braçe apel banorëve të largohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 10/01/21 |
Semiljana Azizi

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë bërë që lumi Shkumbin të fryhet e të ketë prurje të shumta duke rrezikuar që të dal nga shtrati.

Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në “Facebook”, zëvendës kryeministri Erion Braçe u ka apeluar që të gjithë banorëve të zonës së Tërbufit, nga Çerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohen vetë e të largojnë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat, nga buza e lumit në argjinaturë.

“Shkumbini po sjell rrezik. Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur më me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë. Çdo banor i Tërbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat, nga buza e lumit në argjinaturë. I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhinë. Edhe një herë, hiqni çdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinaturë tani”, apeloi Braçe./Opinion.al

 

Pas