Drenica mundi Gjilanin me rezultat 1-0, të dielën në “Bajram Aliu” të Skenderajt, në kuadër të javës së 21-të të superligës së futbollit kosovar. Në një ndeshje të rëndësishme, skuadra e Drenicës më golin e Kreshnik Ukës në minutën e 65-të ia doli që të marr pikët maksimale në këtë takim.
Në fund ndodhi një incident, ku mesfushori i Drenicës, Taulant Dajaku është qëlluar nga tifozët gjilanas me shishe në kokë. Pas kësaj dy tifozeritë u përfshin në sherr dhe disa prej tyre perfunduan ne polici.