Dy nga personazhet e showbizit botëror të cilët po përfliten më shumë kohët e fundit janë pikërisht këngëtarët Shaën Mendes dhe Camila Cabello.
Gjatë gjithë verës ata janë diskutuar për lidhje mes tyre si dhe janë fotografuar shpesh mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Duket se tashmë me perfomancën e fundit ata i kanë dhënë fund aludimeve dhe kanë konfirmuar këtë histori dashurie.
Gjatë performancës së këngës “Senorita” në Toronto të Kanadasë ata kanë shkëmbyer puthje në skenë duke elektrizuar të gjithë fansat e tyre të pranishëm në koncert.
Në këtë mënyrë ata kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, e cila përflitet prej muajsh./Opinion.al/