Aktualitet

FOTO/ Sekuestrohen 12 metër kub lëndë piroteknike, në pranga poseduesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 28/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një sasi prej 12 metër kub lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve është sekuestruar nga policia në një magazinë në kryeqytet.

Gjatë paradites së sotme, në një objekt të përshtatur si magazinë, tek tregu ushqimor në Qytetin e Nxënësve, janë gjetur të magazinuara jashtë çdo kushti të sigurisë teknike dhe të futura kontrabandë, një sasi të madhe lëndësh piroteknike, me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve në rast përdorimi nga ana e tyre“, bëjnë me dije uniformat blu.

Policia njofton se është arrestuar pronari i magazinës, shtetasi V. M., 36 vjeç, i cili i kishte futur këto sasi të mëdha lëndësh piroteknike në mënyrë kontrabandë nga Kosova, duke i kamufluar në ambalazhe ushqimore.

Shtetasi V. M. dhe shtetasja E. Sh. u shoqëruan në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., si dhe u procedua penalisht shtetasja E. Sh., për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, njofton policia.

Gjatë kontrolleve të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, në të gjithë vendin janë konstatuar e goditur edhe disa raste të tjera në Dibër, Tiranë, Durrës, Lezhë, Korçë etj, ku janë proceduar penalisht 5 shtetas./Opinion.al

 

 

Pas