Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme, kanë përmbytur rrugët e Vlorës. Edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, disa prej rrugëve në Vlorë vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe të pakalueshme për njerëzit.
Qyteti bregdetar përmbytet vazhdimisht, ku pak reshje mjaftojnë për t’i bërë të pakalueshme shumë rrugë. Megjithëse është një situatë e përsëritur, vazhdimisht është neglizhuar duke mos investuar për zgjidhjen e problemit./Opinion.al