Mediat greke kanë publikuar pamje të rënda që tregojnë se qytetarët në Greqi janë duke hasur vështirësi për të varrosur të afërmit që humbën jetën si pasojë e koronavirusit. Mungesa e hapësirës fizike ka bërë që bashkitë të hapin vende të reja për këtë qëllim.
Imazhet vijnë nga Selaniku, i cili rezulton të jetë një nga qytetet më të prekur nga pandemia COVID-19. Ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në zonat e Thermit dhe Evosmosit.
Shifrat e larta të viktimave kanë bërë që kryebashkiaku i qytetit të Selanikut të krijojë hapësira të reja tokësore për varrosjen e viktimave nga COVID-19.
Ditën e djeshme Greqia regjistroi 2 186 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i të vdekurve arriti në 89. Pjesa më e madhe e të prekurve dhe të vdekurve është shënuar në qytetet veriore, të cilat konsiderohen si vatra e infeksionit./ Opinion.al