Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shprehur shpesh kohët e fundit kundër bullizmit e sidomos për pamjen e jashtme të grave dhe vajzave Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale kë në shenjë revolte tregon gishtin e mesit. Krahas fotos ajo ka shkruar:
“Njerëzit vazhdojnë të më thonë se duhet të qesh në foto. Publiko më tepër foto duke qeshur sepse dukesh shumë ‘emo’. Shkruaj këngë të hareshme. Ji e lumtur. Ja pra një version i imi me një foto të buzëqeshur. Mjaft u thatë vajzave se duhet të buzëqeshin që të duken të bukura,”-është shprehur Bebe.
Sa i përket karrierës së saj muzikore ajo është në një moment mjaft të mirë. Gjatë ditës së sotme së bashku me këngëtaren Alicia Keys prezantuan nominimet për çmimet “Grammy”./Opinion.al/