Rajoni

FOTO/ Reshje të dendura shiu dhe përmbytje në disa zona në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 12/01/21 |
Semiljana Azizi

Reshje të dendura shiu dhe përmbytje kanë përfshirë ditën e sotme Greqinë.

Pas disa ditësh ku temperatura ishin të larta dhe qytetarët po shijonin detin, sot disa zona në Greqi janë zgjuar nën ujë. Raportohet për përmbytje në zona si Karditsa, Trikala dhe Evros, ku ka problemeve në qarkullimin e mjeteve. Ndërkaq, bëhet me dije se komunat pranë liqenit Plastira dhe Argithea janë ato të cilat ndodhen në  situatë më të vështirë, ndërsa problematike paraqitet gjendja edhe në Mouzaki.

Është e bllokuar rruga që të çon në Leontito dhe Mesovouni.

Njoftohet gjithashtu se autoritetet kanë mbyllur edhe Urën e Trikalas. Ndërsa niveli i ujit në lumin Litheos u rrit me 1 m në vetëm 24 orë, duke arritur në 1,6 m./Opinion.al

Pas