Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Hagë, ku dhe është takuar me disa zyrtarë të lartë të Gjykatës së Hagës.
Këtë fakt ai e ka bërë të ditur përmes disa fotove të bëra publike në rrjetin e tij social “Facebook”.
Siç mund të shihet edhe në fotot e publikuara, Rama është i shoqëruar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe Kancelarin Pieter Lewis, si dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me arsyen e vizitës së kryeministrit Rama në Hagë.
“Me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan”,-shkruan kryeministri Rama bashkëngjitur me fotot./Opinion.al