Kryeministri Edi Rama, ka pritur në zyrën e tij senatorët dhe kongresmenët amerikanë. Ata ndodhen në Kryeministri bashkë me ambasadoren Yuri Kim. Këtë gjë Rama e ka treguar përmes postimit të disa fotove në rrjetet sociale.
“Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”-shkruan Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë, ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim, ajo që dha lajmin se kishin mbërritur në Tiranë senatorë dhe kongresmenë nga SHBA, për të zhvilluar takime me politikanë të vendit tonë./Opinion.al