Kryeministri Edi Rama, nuk do të jetë sot në stadiumin “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe përfaqësueses së Izraelit.
Ai ka shpërndarë një urim për dy kombëtarët e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, në profilin e tij në Facebook.
“Suksese sot Shqipërisë dhe Kosovës në përpjekjen e radhës për kualifikimet e Botërorit 2018”, shkruan Rama.
Ai ndodhet në Amerikë për një ekspozitë personale të tij, ndërkohë që shumë do e komentoni si fatsjellës këtë lajm, pasi Rama shpesh me humor është konsideruar tersi i ekipit të kombëtares.