Te Fundit

Foto/Qëlloi gruan me armë dhe më pas veten, ky është shqiptari që humbi jetën në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:45 - 17/11/22 |
Opi Nion

Personi që po shikoni në foto është 21-vjeçari Oltjon Sallaku i cili qëlloi me armë zjarri gruan e tij 18-vjeçe Lamia Elmari dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Cassano delle Murge, në Bari të Italisë.

Pasi e qëlloi dhe mendoi se i mori jetën, Sallaku qëlloi edhe veten me armë zjarri në kokë, duke vdekur në vend, ndërkohë që bashkëshortja arriti të mbijetojë.

18-vjeçarja u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çifti ishin prindër të një vajze 2-vjeçare,e cila sipas mediave të huaja në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpinë e gjyshes.

21-vjeçari punonte si shtrues pllakash në Bari të Italisë dhe njihej nga të gjithë si një djalë i mirë. Një mik i viktimës tregon se e ka takuar Oltjonin pak para ngjarjes. Ai tha se i riu dukej i qetë, madje dhe kishin bërë shaka.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas