Ai është një prej persona më të ndjekur në rrjetin sociale Instagram dhe jeta që ai bën admirohet nga shumë meshkuj në të gjithë botën.
Nuk ka ditë që Dan Bilzerian të mos publikoi foto nga pushimet luksoze që bën në praninë e shumë femrave që sigurisht paguhen me shuma të majme.
Mirëpo një postim i fundit nga ishulli i Sir Richard Branson Necker në Galapogosit ka ngritur polemika të mëdha në rrjet.
Ai ka pozuar duke ushqyer një breshkë gjigande 100 vjeçare e cila mbrohet nga Fondi Botëror i Jetës së Egër, ndërsa sipër saj ishte ulur një femër me bikini.
Kaq ka mjaftuar që komentet të shpërthejnë kundër Bilzerian dhe mikeshës së tij, të cilët jo vetëm nuk trajtuan në mënyrë dinjitoze breshkën e rrallë, por edhe e rrezikuan atë./opinion.al