Autoritetet në SHBA kanë publikuar fotografinë e personit të akuzuar për masakrën e ndodhur në Teksas gjatë fundjavës.
Seth Ator qëlloi me armë zjarri duke vrarë 7 persona dhe plagosur 22 të tjerë. Dëshmitarët kanë treguar se në mesin e viktimave ka edhe të rinj e studentë. Në përpjekje për ta ndaluar policia qëlloi mbi të në parkun e makinave të kinemasë Cinergy në Odessa, Texas, të shtunën pasdite.
Ende nuk është përcaktuar motive që çoi 36-vjeçarin në kryerjen e masakrës por autoritetet por shtuan se bilanci i viktimave do të ishte më i rëndë, nëse policia nuk do ta kishte qëlluar për vdekje.
Viktimat e sulmit janë të moshave nga 15 deri në 57 vjeç. Ator ishte ndaluar me ligj të blinte armë në Teksas sipas një procesverbali të gjykatës që tregon se i dyshuari ishte arrestuar në vitin 2001.
Sulmet me armë ndaj popullsisë civile i kanë marrë jetën 142 personave të SHBA këtë vit duke tejkaluar 140 vitin e shkuar. /Opinion.al