Zbulohet fytyra e personit i cili tentoi të vidhte zotërinë e moshuar sot në autobus. Për fat të mirë, ai nuk arriti ta merrte portofolin, pasi u kap në kohë nga vetë i moshuari. Kësaj rradhe fotografitë janë kapur nga pjesa e përparme e autobusit. Ky person ka tentuar të dalë, por dera ka qënë e mbyllur.
Por ai ka arritur të shqyejë derën me forcën e krahëve.
Mësohet se asnjë nga meshkujt e pranishëm në autobus, madje as faturino dhe as shoferi, nuk janë përpjekur të bëjnë asgjë.
Por për fatin e keq të hajdutit, diçka po bëjmë ne, duke publikuar fytyrën e tij. Ky person udhëton shpesh në linjën e Unazës dhe Tiranës së Re. /Jetaoshqejf