Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë të opozitës Policia ka marrë më shumë masa sigurie.
Siç raporton Klan News, aktualisht po fortifikohet dera e Kryesisë së Kuvendit.
Është vendosur mbrojtje me profile metalike edhe në institucione të tjetra krahas Kryeministrisë.
Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe sipas lejes zyrtare që është marrë pritet të përfundojë në orën 22:00.
Janë mbi 1200 forca policore në terren. Krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës.