Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vendosur të largohet nga zhurma e Tiranës dhe nga çështjet e tij me drejtësinë, duke shijuar pushimet në Tepelenë, vendi i origjinës së tij.
Tahiri ka publikuar foto ku tregon itinerarin e tij, duke vizituar fshatra dhe male të Tepelenës.
“Kuç – Gusmar – Llufe…. deri te Jaho Xhebra”, ka shkruar Tahiri, ku shfaqet i veshur sporti dhe i ulur buzë një lumi.
Aktualisht, ish-ministri po shijon qetësinë e pushimeve të gushtit, pasi në muajin shtator ai do të rinisë përballjen e tij me drejtësinë.
Pak ditë më parë Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen për rigjykim nga e para të dosjes për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri./ Opinion.al