Janë kryer nderime sot tek monumenti “Nënë Shqipëri” me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit, nga Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Ruçi. Si çdo vit e majta dhe e djathta e kremtojnë të ndarë Ditën e Çlirimit. PD i kreu nderimet dje, ndërsa PS dhe LSI sot.
Në ditën e sotme (29 Nëntor) nuk kanë munguar as komunistët. Siç shihet në foto, idhtarë të ish-diktatorit Enver Hoxha mbajnë foton e tij në duar dhe vendosën kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve.