Mbrëmjen e djeshme u mbyll edhe edicioni i 18-t i festivalit të përvitshëm “Kënga Magjike”. Fituesi e tij u shpall këngëtarja Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”.
Ardit Gjebrea pas eksperiencës së këtij viti është ndalur pak për të falënderuar shoqëruesen e tij, princeshën Elia Zaharia Leka.
Ajo është komentuar pozitivisht në rrjete sociale për profesionalizmin në skenë. Të njëjtin mendim duket se ndal edhe producenti i festivalit i cili përmes një postimi në Instagram ka uruar në mënyrë të veçantë Elian.
“Do mbetesh një partnere e veçantë për mua!” – ka shkruar ai nën foton që ka shpërndarë.