Pas dështimit me Kroacinë, përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet në Antalya për ndeshjen ndaj Turqisë, e vlefshme për kualifikueset evropiane të Kampionatit Botërorë.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 12 nëntor në qytetin bregdetar Antalya.
Kompanitë e basteve kanë filluar që tani të kuotojnë rezultatet e mundshme të ndeshjes, sipas të cilave vendasit janë tepër të favorizuar.
Fitorja e Turqisë e ka koeficientin 1.3, barazimi e ka 9 ndërsa fitorja e Kosovës, ka një koeficient gati të paarritshëm, 29.