Kryesore

Foto/PD e nis Vitin e Ri me ndryshime, ja çfarë ka ndodhur me selinë blu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 03/01/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka vendosur ta nisë Vitin e Ri 2022 me disa ndryshime. Bëhet fjala për disa ndryshime në pamjen e jashtme të ndërtesës.

Ashtu siç mund të shihet edhe ne fotot e mëposhtme, selia blu po rinovon logon qendrore të godinës, por gjithashtu dyert e jashtme të ndërtesës janë veshur me posterat e logos së Partisë Demokratike.

Vetëm disa javë më parë në pjesën e jashtme të selisë blu u shtuan edhe kamerat e sigurisë. Ndërsa këto veprime u morën pasi një mbështetës i Berishës shkelmoi një derë të një salle të mbledhjeve.

Kujtojmë se lëvizja për Rithemelimin e PD i ka lënë afat kreut të PD, Lulzim Basha, që të largohet nga zyra e kryetarit më 5 janar.

Ndërsa ky i fundit ka thënë në daljet e tij të fundit se asgjë nuk do të ndodhë më 5 janar./Opinion.al

Pas